Specialistët për parandalimin e krimeve në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës kanë arrestuar në orët e fundit një 35-vjeçar për dhunë në familje.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.C, banues në fshatin Rrenc, i cili është vënë në pranga për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 23-vjeçe.  Burimet shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm të 35-vjeçarit, nën akuzën e “dhunës në familje”. 3-Nga Seksioni i Policisë Rrugore u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.P, 23 vjeç, banues në fshatin Kaç, Vau Dejës. U referuan materialet për këtë shtetas pasi më datë 10.07.2016 rreth orës 22:35 , në aksin rrugor Mjedë – Shkodër në vendin e quajtur “Ura e Spatharit”, Vau Dejës, duke drejtuar mjetin motorrçikletë tip “LONÇIN”, ka aksidentuar shtetasin V.E, 73 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër, i cili po ecte me biçikletë, në korsinë e gabuar. Pasi mori ndihmën në spitalin e Shkodrës, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tirane në gjendje të rëndë për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal.