Një 59 vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për një 40 vjeçar pasi u kap duke kryer ndërtime pa leje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. N., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 40 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak“FURIA”, ARRESTOHET 34-VJEÇARI NË LEZHË
Artikulli tjetërBANORËT E RRJOLLIT VAZHDOJNË PROTESTËN PËR TOKAT