Policia e Shtetit vijon operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë, Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçarin me iniciale A.B banues në Shkodër i cili është dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artikulli paraprakPAS ARTAN KALAJËS REAGON SPORTKLUB VLLAZNIA
Artikulli tjetërPROKURORIA TURKE KËRKON 10 VITE BURG PËR BIZNESMENIN SHQIPTAR, AGRON SHEHAJ: SINAN IDRIZI MASHTRUES E RICIKLUES PARASH TË PISTA