Shkollat profesionale mbeten një mundësi e mirë për përgatitjen e të rinjve në tergun aktual të punës. Në shkollën e mesme industriale “Arben Broci” në Shkodër, në harkun kohor të dy muajve janë regjistruar 60 nxënës bën të ditur drejtori Zamir Laçej ndërsa shton ndryshe nga vitet e kaluara, ka një preferencë të njejtë për të gjitha profilet. Krahasuar me vitet e kaluara, numri i regjistrimeve është i ulët bën të ditur drejtori.

Drejtori shton se ndryshe nga shkollat e tjera, regjistrimet në shkollë nuk bëhen përmes programit E-Albania.

Kjo shkollë ofron gjashtë programe studimi, të kërkuara tepër nga tregu aktual i punës. Drejtori Zamir Laçej fton nxënësit të cilët akoma nuk e kanë vendosur se cilin arsim do të ndjekin, të zgjedhin atë profesional, si të vetmen mundësi për një të ardhme të sigurtë në rritjen e tyre profesionale brenda dhe jashtë vendit

Artikulli paraprak“TOKYO2020”, STILI I SHKËPUTJES, BRIKEN CALJA E MBYLL ME 151 KG, RENDITET I SHTATI
Artikulli tjetërSHKODËR, NISËM PËR TË ZHDUKURIT NË KOMUNIZËM