Në ditën kur iu dha lamtumira e fundit muzikantit Kujtim Alija, artistët e Shkodrës, përfaqësues të institucioneve të artit dhe universitetit “Luigj Gurakuqi” propozuan që qendra kulturore e fëmijëve në Shkodër të mbajë emrin e tij për kontributin që dha prej 40 vitesh në fushën e artit. Propozimi u bë gjatë mbrëmjes përmbyllëse të Shkodra Jazz Festival nga artisti Markelian Kapidani….

Pas këtij propozimi familjarët e të ndjerit Kujtim Alija të pranishëm në natën e fundit të Shkodra Jazz Festival u emocionuan ndërsa nuk mungoi edhe një tjetër pjesë muzikore kushtuar artistit që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme…

Muzikanti i njohur Kapidani shprehet se Kujtim Alija është një monument kulturor për Shkodrën i cili la pas vepra të mëdha….

Kujtim Alija u përcoll një ditë më parë në banesën e fundit pasi u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

 

Artikulli paraprakVIJON PUNA PËR KAPJEN E PERSONAVE TË SHPALLUR NË KËRKIM DHE VËNIEN E TYRE PARA PËRGJESISË LIGJORE, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “VERMOSHI”.
Artikulli tjetërLANÇ: LUFTA E REÇIT, FITORE E LAVDISHME KUNDËR ITALIANËVE