Në mjediset e Galerisë së Arteve në Shkodër, artisti i njohur Ardian Isufi ka zhvilluar një takim me një grup të rinjsh që e duan artin. Isufi ka bashkëndarë me ata një eksperiencë mbi pervojen artistike të mendimit intelektual.

Përmes veprave të tij Isufi tenton të rregullojë dhe të japi ritmin e duhur të kuptuarit dhe të përjetuarit me vërtetësi e respelt të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Ky takim publik është kuruar nga Vladimir Myrtezai Grosha duke patur në qendër artisin Ardian Isufi.

Ekspozita e tij “Pasqyrat duhet të mendojnë më gjatë para se të reflektojnë” përmbanë fotografi, artefakte dhe video të së shkuarës së tashmës dhe së ardhmes në Shqipëri.

Ekspozita “Pasqyrat duhet të mendojnë më gjatë para se të reflektojnë” ka qëndruar e hapur për publikun për rreth një muaj në mjediset e Galerise së Arteve në Shkodër.

Artikulli paraprakMANASTIRLIU: MBËRRIJNË 20 MIJË DOZA ASTRAZENECA, MIRËNJOHJE QEVERISË GREKE PËR MBËSHTETJEN
Artikulli tjetërTESTI I MATEMATIKËS, MINISTRJA KUSHI: VENDOSËM TË ULIM KUFIRIN MINIMAL TË PIKËVE PËR ÇDO NOTË