Prej dy ditësh, Shoqata e Artizanëve ka hapur në pedonalen përballë hotel “Colosseo” panairin dedikuar emigrantëve dhe kontributit që ata japin në vendlindje. Kryetari I kësaj shoqate, Zef Gjini bën të ditur se emigrantët janë klientët më besnikë të artizanëve në Shkodër.

Kryetari i shoqatës thotë se vit pas viti, anëtarë të rinj i shtohen shoqatës duke rikthyer shpresën për trashëgimin e artizanatit brez pas brezi.

Ky sezon veror ka qenë dukshëm më I suksesshëm se ai I një viti më parë, pasi numri më i lartë I emigrantëve të cilët u kthyen në vendlindje bëri që ato të kenë më shumë shitje të prodhimeve të tyre me elemntë kombëtarë

Artikulli paraprakSHKODËR, ZYRA ARSIMIT: SHKOLLAT GATI PËR TË PRITUR NXËNËSIT
Artikulli tjetërPOSTRIBË, PICKIMET NGA ZVARRANIKËT MË TË SHPESHTAT