Diana Kroni, është artizania e cila prej 20 vitesh një pjesë të mirë të kohës ia ka kushtuar një prej pasioneve më të hershme të saj, pikturës dhe pirografisë. Fillimet e saj I ka patur në vitet 2000 ku mbështetjen më të madhe e ka marrë nga bashkëshorti dhe dy vëllezërit e saj.

Punimet më të preferuara mbeten ato në kornizë, të piktorëve të famshëm shkodranë por Diana ka gjetur edhe një mënyrë tjetër për të tërhequr edhe klientë të moshave të reja.
Punime që preferohet shumë janë edhe ato me imazhet e Nënë terezës.

Përkushtimi në familje e pengon artizanen të angazhohet me kohë të plotë për përfundimin e porosive.

Mbi 20 vite eksperiencë dhe me qindra punime artistike të kryera nga duart e artizanes Diana Kroni. Ajo ka qenë disa herë pjesë e panaireve të cilat e kanë ndihmuar të promovojë punën e saj. Kjo kronikë u realizua në kuadër të projektit Media for All.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROJEKTI I GIZ PËR PASTRIMIN E KANALEVE
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E SHIKIMIT, OKULISTI: SHKODRANËT PAKUJDES