BLUTË E SHKODRËS VIJOJNË OPERACIONET NDAJ NARKOTIKËVE. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme antikanabis të zhvilluara nga strukturat e Policisë së qarkut Shkodër gjatë orëve të mbasdites së ditës së djshme u zhvillua një tjetër operacion antikanabis.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin « Mazrek », të komunës « Guri i Zi » në Shkodër, në vendin e quajtur « Mbishkallë », ka bimë narkotike të mbjella, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer një kontoll të imtësishëm në këtë zonë ku si rezultat i kontrollit u evidentuan 4 parcela të kultivuara me bimë narkotike. Nga kqyrja e kryer nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 427 bimë narkotike Canabis Sattiva. Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepran penale « Kultivim i bimëve narkotike ». Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakOSHEE AKSION NË BREGDET, NË VELIPOJË ADMINISTRATORI ÇELA
Artikulli tjetërCHAMPIONS, FITON BAYERN POR BARCELONA ËSHTË NË FINALE