Pas shumë ditësh, në qarkun Shkodër nuk janë shënuar raste të reja të personave të infektuar me COVID-19. Aktualisht të infektuar me koronavirus janë 518 persona prej të cilëve 10 janë pëcientë në spitalet COVID në Tiranë. Problem I ditëve të fundit është edhe mungesa e tamponëve, çka përkthehet në numër të vogël të testimeve dhe si rezultat edhe moskonfirmimin e rasteve të reja pozitive me këtë infeksion.

508 është numri I personave të izoluar në banesa ku gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar ndërsa për çdo problem shëndetësor konsultohen me mjekun e familjes. Prej fillimit të përhapjes së pandemisë, në të gjithë qarkun janë testuar 6726 persona, prej të cilëve 1240 kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi.

Në qytetin e Shkodrës duket se qytetarët janë mësuar me frikën e infektimit nga koronacirusi. Shumë prej tyre nuk respektojnë masat antiCOVID ndërsa lëvizin në rrugët kryesore pa maska ndërsa nuk ruajnë as distancën fizike. Një situatë e tillë ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së shkaktuar nga përhapja e infeksionit, duke bërë që të rritet ndjeshëm numri I personave të infektuar.