Përveç lajmit të mirë se situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 po përmirësohet dita ditës, shefja e departamentit të epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Dhurata hysa ka konfirmuar se muajt e fundit nuk janë regjistruar raste të riinfektimit apo të virusit anglez i cili qarkullon prej kohësh në vendin tonë.

Hysa bën të ditur se edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve është rritur ndjeshëm duke bërë që shumë prej tyre të testohen disa herë.

Shkodra renditet qarku I dytë, pas Tiranës për nga numri i rasteve active. Fatmirësisht prej fillimit të muajit maj nuk është regjistruar një numër I lartë I qytetarëve të cilët kanë humbur jetën si shkak i COVID-19. Pavarësisht situatës pozitive, specialistët këshillojnë qytetarët që të vazhdojnë të repsektojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.