Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë në vigjilje të festës së Zojës, Pajtores së qytetit të Shkodrës. Kjo meshë u kremtua nga Atë Gazmend Tinaj gjatë predikimit të tij tha se shpopullimi po ul gëzimin dhe entuziazmin në Shkodër dhe Shqipëri ndërsa tha se e vetmja shpresë është Zoti.

Atë Tinaj foli edhe për lajmet dhe ngjarjet negative që kanë mbushur shoqërinë shqiptare duke kërkuar që të transmetohen më shumë ngjarjet e gëzueshme si një emergjencë për kohën në të cilën po jetojmë.

Gjatë predikimit Atë Tinaj që kremtoi meshën e vigjiljes së Festës së Zojës solli edhe një shembull se si udhëheqësit shpirtëror të dikurshëm kishin vetëm një objektiv pasurimin vetjak, mesazh që vlen edhe për ditët e sotme aq më tepër për një vend si Shqipëria

Pas meshës së shenjtë u hodhën fishekzjarret nga kompanjeli i katedrales tashmë e kthyer në një traditë si dhe në fund u mbajt koncerti përpara katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër i drejtuar nga Zef Ndoja me pjesëmarrjen “Miqtë e Françeskut”.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZOJA E SHKODRËS, “MOS LEJONI TË HUMB SHPRESA”
Artikulli tjetërSHKODËR, TRAFIKIMI I QËNIEVE NJERËZORE, DEBAT MES SHKOLLAVE