Që nga muaji janar i këtij viti janë vënë në funksion banesat sociale tek ish konvikti i shkollës pyjore për një pjesë që janë jetim apo edhe persona apo familje të pastreha. Pavarësisht se ai mjedis është investuar vitet e fundit, në vetëm pak muaj muret në katet e fundit të kësaj godine të kthyer për banesa sociale mbajnë lagështirë shprehen personat të cilët jetojnë aty që nga janari.

Ndërkohë lagështira në mure sjell edhe probleme shëndetësore shprehen rezidentët në godinën e ish konviktit të shkollës pyjore.

Ajo që kërkojnë është që institucionet përgjegjëse sa më shpejt të jetë e mundur të ndërhyjnë për të izoluar tarracën e këtyre banesave sociale në mënyrë që të mos jetojnë më mes lagështirës.

Në këto ditë kur tashmë kanë nisur herë pas here reshjet e shiut situata për këta persona që janë në banesat sociale në godinën e ish konviktit të shkollës pyjore në katin e fundit mund të kthehet në një problem edhe më të madh në rast se nuk gjendet një zgjidhje.