Në lagjen “Tepe” prej shumë vitesh nuk ndërhyhet në krijimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza. Ato derdhen në kanalet para shtëpive të banorëve duke bërë që situata të përkeqësohet vazhdimisht për shkak të erës së rëndë që lëshohet.

Ujërat e zeza derdhen në kalanet krah rrugës të cilat janë ndërtuar ngjitur me dyert e shtëpive. Banorët tregojnë se kjo gjendje e krijuar I vështirëson së tepërmi kushtet në të cilat jetojnë.

Banorët kërkojnë nga institucionet të ndërhyjnë për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve edhe pse tashmë është shumë vonë.

Pavarësisht kërkesës drejtuar institucioneve përgjegjëse, banorët e lagjes Tepe nuk kanë marrë asnjë përgjigje për zgjidhjen e këtij problemi.

Në këto kushte, të zotët e shtëpive kanë marrë përsipër të pastrojnë vetëm kanalet pranë dyerve të banesave, deri në momentin që institucionet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e ndërtimin të sistemit të kanalizimeve.