Ura e Kirit në qytetin e Shkodrës është drejt shembjes. Rreziku për të gjithë qytetarët të cilët kalojnë çdo ditë mbi urë është tejet i lartë. Pavarësisht shqetësimit të ngritur herë pas herë për të ndërhyrë në riparimin e urës së Kirit, banorët e zonës thonë se deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masat përkatëse, për të parandaluar ndonjë tragjedi që mund të ndodhë.

Këmbët e urës së Kirit janë dëmtuar, në shumë vende janë zhveshur duke lënë hekurat si të vetmen mundësi mbrojtje.

Artikulli paraprakSHKODËR, “TË FUQIZOHEN GRATË NË ZONAT RURALE”
Artikulli tjetërDAJÇ, VJEDHIN SHTËPINË ME KAMION, 50 MIJË EURO DËM