Kushtet e vështira në të cilat jetojnë I kanë detyruar banorët e lagjes “Fermentim” të organizohen dhe të kërkojnë nga kandidatët për deputet që një pjesë e tyre të mbajnë premtimet e dhëna vite më parë.

Sipas tyre, infrastruktura rrugore dhe uji I pijshëm janë premtuar në çdo fushatë zgjedhore prej më shumë se 25 vitesh, por realiteti I sotëm është krejt kundërt.

Banorët thonë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse deri në 25 prill nuk fillon të zbatohet projekti I furnizimit me ujë të pijshëm.

Janë rreth 300 familje në këtë zonë të lagjes “Fermentim” të cilët prej vitesh vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm në banesa gjithashtu edhe infrastruktura rrugore duke bërë që kushtet në të cilat jetojnë të vështirësohen dita ditës.

Artikulli paraprakPS PUKË, BEQAJ: DO VIJOJNË INVESTIMET NË KËTË QYTET
Artikulli tjetërSHKODËR, 15 RASTE TË REJA, 11 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL