Vetëm pak metra larg qytetit të Shhkodrës , rruga tek varrezat e dëshmorëve është tejet e amortizuar. Rreth 100 familje prej 30 vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Banorët thonë se pavarësisht kërkesave që kanë bërë herë pas herë, deri më tani nuk është kryer asnjë ndërhyrje për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për rikonstruksionin e rrugës, e cila vazhdon të jetë në një gjendje të mjerueshme prej shumë vitesh.

Kjo situatë vazhdon të përsëritet vit pas viti. Banorët kalojnë çdo ditë në atë aks rrugor të amortizuar duke patur shumë vështirësi. Situata rëndohet më shumë në stinën e dimrit kur rruga mbushet me ujë dhe bëhet thuajse e pakalueshme për fëmijët që duan të shkojnë në shkollë.

Artikulli paraprakPD NIS PROPOZIMET, BARDHI: KA VEND EDHE PËR TOPALLIN
Artikulli tjetërPLAGOSI ME ARMË TË RIUN PARA NJË LOKALI, SHPALLET NË KËRKIM AUTORI. POLICIA JEP DETAJET