Disa banorë të lagjes “Fahri Ramadani” në Shkodër kanë protestuar pasi prej afro 60 vitesh rruga e tyre “Hashim Kopliku” nuk është rikonstruktuar asnjëherë. Edhe pse një rrugicë jo më e gjatë se 100 metër bashkia Shkodër prej 30 vitesh sipas banorëve nuk ka bërë asnjë lloj investimi aty. Sa herë që ka reshje shiu banorët tregojnë se situata në rrugën e tyre vështirësohet.

Disa nevoja të tjera në atë rrugicë banorët thonë se i kanë bërë me paratë e tyre ndërsa kërkojnë që bashkia të ndërhyjë sepse ata e kanë të mundur që të shtrojnë edhe asfaltin.
Shpesh herë kanë marrë premtimet për rikonstruksionin e kësaj rrugice në lagjen “Fahri Ramadani” por deri më tani një gjë e tillë në këto 30 vite nuk është realizuar.