Rruga “Kardinal Mikel Koliqi” në qëndër të qytetit e Shkodrës prej më shumë se 20 vitesh është lënë në harresë. Gropat e krijuara në këtë segment e bëjnë shumë të vështirë kalimin si për qytetarët të cilët lëvizin me biçikleta ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve

Amortizimi pothuajsei krejt rrugës shpesh herë është bërë edhe shkak për aksidente.Qytetarët thonë se e kanë shumë të vështirë qarkullimin në këtë segment duke qënë se ndodh të pengohen nga gropat

Qytetarët shprehen të shqëtësuar dhe kërkojnë të bëhet rikonstruksioni i kësaj rruge pasi ndihen të pasigurtë

Kjo rruge veshtireson se tepermi perditshmerine e ketyre qytetarëve.Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për rinkonstruksionin e segmentit , në mënyrë që të parandalohen edhe aksidentet që ndodhin për shkak të gropave të mëdha .