Punimet në By Pass-in e Shkodrës janë drejt fundit por banorët e zonës së livadeve që jetojnë në afërsi të këtij By Pass-i shprehen se një kanal i ujërave të zeza i cili prej vitesh qëndron i hapur nuk është mbyllur. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që pas këtij investimi madhor është e pafalshme që kanali i ujërave të zeza të lihet i hapur, vend në të cilin pak vite më parë ka humbur jetën një person.

Një tjetër problem për banorët e Livadeve është fakti se në gjithë By Pass-in deri më tani nuk është vendosur asnjë mbikalim dhe lëvizja e fëmijëve në By Pass është e rrezikshme si shkak i shpejtësisë së mjeteve.

Edhe më përpara banorët e Livadeve kanë ngritur këto problematika por pavarësisht ankesave të tyre institucionet përgjegjëse ende nuk kanë marrë asnjë masë.

Artikulli paraprakHOT I RI, E MOSHUARA 20 MINUTA NË KËMBË PËR NJË BIDON UJË
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTOHET DITA BOTËRORE E MUZIKËS