
Familjet të cilët janë strehuar prej vitesh në ish konviktin e shkollës Veterinare në qytetin e Shkodrës, banesat e të cilëve u përfshinë nga flakët 9 muaj më parë janë kundër shembjes së godinës dhe ndërtimit nga fillimi. Banorët nuk lejojnë që policia bashkiake të ndërhyjë pasi pretendojnë se kanë rënë dakord që godina të rikonstruktohet në mjediset ekzistuese dhe jo të shembet për t’u ndërtuar edhe njëherë.
Banorët deri në momentin kur është parashikuar ndërtimi i godinës edhe njëher janë kundër shpërnguljes në konvikte të tjera për shkak të kushteve aspak normale që ofrohen brenda tyre.
Godina e ish konviktit të shkollës Veterinare në qytetin e Shkodrës, pritet ti nënshtrohet një rikosnruksioni të plotë që do të zgjasë 12 muaj pasi u përfshi nga flakët.






