Ky është Elvis Hoxha banor i lagjes “Perash” në qytetin e Shkodrës. Shtëpija e tij ashtu si dhe e shumë banorëve të tjerë të kësaj lagje u përmbyt për shkak të reshjeve të rëna një ditë më parë. Dalja nga shtëpija ka qënë e mundur vetëm me çizme.
44- vjeçari shprehet i shqetësuar pasi në shtëpi i mbyllur për shkak të përmbytjeve ndodhet dhe babai i tij i moshuar.
Ndërkohë Elvisi i bën thirrje strukturave shtetërore të gjejnë një zgjidhje për largimin e ujit nga banesa e tij.
Edhe pse jo shumë larg nga qëndra e qytetit si shkak i reshjeve të rëna një ditë më parë në lagjen “Perash” të Shkodrës niveli i ujit ka arritur deri në 20 cm duke shkaktuar probleme tek banorët. Gjatë ditës së sotme situata ka nisur që të normalizohet.