Në ditën ndërkombëtare të romëve bashkia Shkodër ka nisur një fushatë sensibilizuese në mbështetje të këtij komuniteti bashkë me disa aktivitete të ndryshme. Aktivitetet nisën nga qendra Komunitare Multifunksionale “Për Familjen” me një ekspozitë të fëmijëve që frekuentojnë këtë qendër gërshëtuar me ekspozimin e veshjeve por edhe prodhimeve nga vetë përfaqësues të këtij komuniteti.

Elena Myftari nga komuniteti rom tregon për disa punime të bëra nga ana e saj tek qendra “Për Familjen”.

Data 8 Prill në kalendar shënon Ditën Ndërkombëtare të Popullit Rom, e shpallur zyrtarisht në vitin 1990 nga Bashkimi Ndërkombëtar i Romëve, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve të tyre më 7-12 prill 1971 pranë Londrës. Aktivitetet e organizuara kanë për qëllim evidentimin dhe promovimin e traditave kulturore të komunitetit rom.