IPA-Seksion Albania në bashkëpunim me IPA-Seksion Mali i Zi së bashku me OSBE në Shqipëri dhe Mali i Zi organizuan një aktivitet në sheshin para bashkisë Shkodër me rastin e ditës së Europës. Në fjalën e saj kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi theksoi se pavarësisht dëshirës për të qënë pjesë e BE -së populli shqiptarë është akoma larg antarësimit.

IPA-seksion Albania vitet e fundit ka shtuar aktivitetet në nivel institucional në mënyrë që të rris performancën e saj për të qënë pjesë sa më parë e BE-së tha presidenti i IPA-seksion Albania, Skënder Doda.

Sukseset e bashkëpunimit mes Shqipërisë me Bashkimin Europian janë të shumta prandaj shpresojmë që këto suksese të jenë hapi i suksesit të anëtarësimit të vendit tonë në BE theksoi Edra Beci presidente e IPA Shkodër.

Në përfundim të këtij aktiviteti kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i dha certifikat mirnjohjeje  presidentit të IPA-s  të Malit të Zi si dhe kartë të antarit të nderit për një nga anëtaret e IPA Mali i Zi.