Në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ka patur një fluks të shtuar të qytetarëve të cilët janë drejtuar për të bërë testimin e shpejtë të COVID-19. Këtë gjë e ka bërë të ditur shefja e departamentit të Epidemologjisë Dhurata Hysa ndërsa thotë se numri I të testimeve në një ditë arrin deri në 200, gjë të cilën e lidh edhe me rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirus.

Shefja e departamentit të epidemiologjisë bën të ditur se janë marrë të gjitha masat për testimin e qytetarëve të dyshuar me COVID-19. Hysa tregon se ka patur raste kur qytetarët kanë kërkuar disa herë të ritestohen.

Gjatë muajti Janar ka patur një numër të lartë të personave të infektuar me COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në tre javë janë konfirmuar më shumë se 450 qytetarë ndërsa të infektuar aktivë janë më shumë se 1300 raste në pesë bashkitë e qarkut.