“Të shkruajmë për fëmijët” është projekti që biblioteka publike “Marin Barleti” në Shkodër po zhvillon me nxënësit e shkollave 9 vjeçare të qytetit të cilëve i pëlqen letërsia. Ky projekt ka në fokus nxitjen e krijmtarisë së fëmijëve në fushat e ndryshme të letërsisë shprehet drejtori i bibliotekës, Maxhid Cungu.

Në përfundim të projektit nxënësit do të realizojnë krijime në formën e poezisë, prozës, tregimeve apo novelave të cilat do të botohen nga biblioteka “Marin Barleti”.

Prej një muaji projekti “Të shkruajmë për fëmijët” ka nisur të vihet në zbatim dhe do të mbyllet në fund të këtij viti.