
Në kuadrin e projektit për nxitjen e talenteve të reja në fushën e Letërsisë, Biblioteka “Marin Barleti” po zhvillon sot takimin e trete me nxenesit e shkollave te mesme te Bashkise Shkoder. Drejtori i Bibliotekes, Maxhid Cungu tha se në janë angazhuar më shumë se 60 të rinj, ndërsa shpjegon edhe vizionin e këtij projekti.
Alfred Çapaliku pedagog I “Letërsisë Shqipe” në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” I cili po drejton leksionet me të rinjtë vlerësoi punimet e 2 të rinjve, ndërsa tha se krijimtaria e tyre nuk ka shumë dallim prej krijimtarisë së tij disavjeçare.
Projekti do të finalizohet me paraqitjen së krijimeve të nxënësve, një pjesë e të cilave do të përzgjidhen për tu botuar te revista “Gegnia”, organ i Bibliotekës “Marin Barleti”.