
Një ditë më parë Star Plus transmetoi disa pamje ku persona të papërgjegjshëm djegin mbeturinat në mes të ditës tek varrezat e “Dëshmorëve” në shtratin e lumit Kir. Biologia Aurora Piroviq shprehet se është alarmues fakti që nuk është gjetur akoma një zgjidhje për mbeturinat që hidhen dhe digjen çdo ditë në shtratin e lumit Kir në Shkodër .
Një ndër shkaqet se pse mbeturinat hidhen në vende të ndryshme sipas biologes Piroviq është edhe mungesa e koshave në të gjithë qytetin.
Biologia i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të rrepta duke gjobitur të gjithë ata qytetarë të cilët hedhin apo djegin mbeturina në mënyrë që ky fenomen të marrë fund.
Prej 30 vitesh hapësira pranë varrezave të dëshmorëve në Shkodër është kthyer në një vendepozim mbetjesh.