Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër, Helidon Bushati ka vijuar takimet me bizneset në kryeqendrën e veriut, të cilët po përballen me krizën ekonomike. Papunësia është ulur këmbë kryq në qytetin e Shkodrës, duke bërë që qytetarët të humbasin shpresën për të jetuar në këtë qytet.

Taksat e larta dhe konkurenca e pandershme janë një nga problematikat kryesore, të cilat qytetarët shprehën tek drejtuesi politik Bushati. Gjatë këtij takimi qytetarët evidentuan faktin se ndihen të harruar, por edhe të pa mbështetur nga qeveria prej 8 vitesh.

Artikulli paraprakPS SHKODËR, BEQAJ ME FARMACISTËT: VAZHDOJMË REFORMAT
Artikulli tjetërSHKODËR, ISH PUNËTORI I HIDROCENTRALIT: NA KANË HARRUAR