Dështimi i mbledhjes së fundit të këshillit bashkiak Shkodër ka irrituar tregtarët e Zdrales si pjesë e biznesit të vogël. Në atë mbledhje që dështoi për shkak të mungesës së kourumit një prej pikave të rëndit të ditës ishte edhe ndryshimi për taksat dhe tarifat vendore që shkon në favor të biznesit të vogël.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatës së Pavarur Shqiptare këtu në Shkodër Albert Tukaj thotë se tregtarët në Zdrale po falimentojnë dhe i bën thirrje këshillit bashkiak që sa më parë të miratojë këtë projekt vendim

Vetë tregtarët thonë se situata që po kalojnë është një katastrofë ndërsa kërkojnë që këshilli bashkiak i Shkodrës të tregohet i përgjegjshëm dhe të miratojë ndryshimet për taksat dhe tarifat vendore

Edhe më përpara tregtarët e Zdrales kanë protestuar duke kërkuar që të ndihmohen por deri më tani kërkesat e tyre nuk janë realizuar.