Prindërit e fëmijëve të kopshtit “Ndoc Mazi” kanë bllokuar godinën duke bërë që edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare që mban të njëjtin emër të mbesin pa mësim ditën e sotme.

Prindërit kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke qenë se pretendojnë se kopshti “Ndoc Mazi” po shkrihet nga ana e bashkisë Shkodër. Sipas prindërve bashkia ka marrë një vendim që edukatorja të shkojë në një kopësht tjetër e për rrjedhojë edhe nxënësit gjë për të cilën nuk janë dakord.

Prindërit shprehen se kopshtet e tjera ku bashkia kërkon t’i çojë fëmijët janë me pagesë dhe më larg ndaj nuk kanë mundësi financiare për të paguar.

Protesta e prindërve dhe fëmijëve u zhvendos përpara bashkisë Shkodër.

Një përfaqësi e prindërve zhvilluan një takim në bashkinë Shkodër por për momentin nuk është gjetur asnjë zgjidhje ndërsa pritet që të bëhen disa verifikime për të gjitha palët dhe më pas do të ketë edhe një takim tjetër mes prindërve dhe bashkisë Shkodër për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

Artikulli paraprakM.MADHE, MESHË PËR TË LUMIN LEKË SIRDANI
Artikulli tjetërSHKODËR, PREZANTOHET PROJEKTI “ AFTËSI PËR PUNË”