Që nga muaji gusht i vitit të kaluar (2021) bonusi për bebet e porsalindura për të gjithë ata që lindin foshnjet jashtë Shqipërisë ose në spitale private merret pranë drejtorisë rajonale të shërbimit social. Drejtoresha Rajonale e Shërbimit Social në Shkodër Valbona Tula tha se bonusi i bebes për ata që janë jashtë Shqipërisë mund të tërhiqet edhe nga familjarë të tyre por përmes një procure të rregullt të lëshuar nga prindërit e foshnjes….

Që nga gushti i vitit të kaluar (2021) në qarkun Shkodër janë rreth 500 persona që kanë tërhequr bonusin për foshnjet e porsalindura. Kryesisht janë azilantë të cilët ndodhen në vende europiane dhe kanë lindur fëmijët e tyre atje. Bonusi tërhiqet deri në moment kur fëmija është një vjeç….

Ndërkohë të gjithë të tjerët që lindin foshnjet e tyre në spitalet shtetërore bonusi i bebes merret pranë spitalit përkatës.