
Institucioni I Prefektit në qarkun Shkodër dhe Emergjencat Civile kanë zhvilluar mbledhjen e radhës me qëllim marrjen e masave për sezonin vjeshtë – dimër dhe pasojave që mund të sjellin reshjet intensive të borës dhe shiut.
Nisur nga problemet e viteve të kaluara, prefektja Majlinda Angoni, bëri të ditur se dy segmentet rrugore Tamarë – Vermosh dhe Bogë – Theth tashmë nuk do të jenë në administrimin e bashkisë Shkodër dhe se mirëmbajtja e këtyre dy rrugëve I kalon Autoritetit Rrugor Shqiptar. Prefektja Angoni tha se pas këtij ndryshimi, rrugët do të jenë të hapura në çdo ditë të vitit.
Prefektja Angoni shtoi se në prag të stinës së dimrit, janë marrë masa edhe në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërsa shtoi se vijon puna për rikonstruksionin e argjinaturës e lumit Drin në fshatin Bërdicë e Sipërme.
Kryetari I bashkisë Vau Dejës Mark Babani, kërkon nga institucionet ndërhyrje emergjente në mbrojtjen e tokave bujqësore që lagen nga lumi Drin, pasi nga vitit në vit shtohet numri I fermerëve që dëmtohen nga përmbytjet.
Një nga pikat kryesore të diskutuara në këtë takim ishte edhe rikonstruksioni I argjinaturave të dëmtuara nga përmbytjet kryesisht në njësinë administrative Dajç


