“Botuesi në tranzicion” është tema e takimit të tretë të diskursit kulturor “Letërsia Shqipe dhe Tranzicioni” që po organizohet këtë javë nga Departamenti I Letërsisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Të ftuar në këtë takim ishin drejtori I Entit Botues “Gjergj Fishta”, Frano Kulli dhe Ag Apolloni, përfaqësuesi I Shtëpisë Botuese “Bard Books” në Prishtinë. Frano Kulli, foli në lidhje me sfidat me të cilat janë ëprballur shtëpistë botuese gjatë viteve të tranzicionit por edhe komunizmit.

Edhe për përfaqësuesin e shtëpisë botuese “Bard Books” në Prishtinë, Ag Apolloni botimi I librave mbetet një sfidë pavarëisht viteve.

Organizatori I këtij diskursi njëkohësh përfaqësues I departamentit të Letërsisë, Arben Prendi theksoi ndër të tjera edhe rëndësinë e diskutimit për këtë temë

Takimi I zhvilluar në bibliotekën e qytetit “Marin Barleti” ishte I treti në ciklin e takimeve që po zhvillohen në kuadër të ciklit të diskurseve kulturore “Letërsia shqipe dhe Tranzicioni”.

Përmes këtij takimi kanë dalë në dritë disa të vërteta në lidhje me vështirësitë me të cilët janë përballur shkrimtarë të shumtë por edhe drejtues të shtëpive botuese, gjatë viteve të komunizmit ku liria e fjalës, aq më tepër e botimit ishte e ndaluar.