NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër

Artikulli paraprakSHKODËR/ TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI PRANË NJË LOKALI
Artikulli tjetërANËTARI I 6-TË I GJYKATËS KUSHTETUESE, SOT MIRATOHET RAPORTI ME RENDITJEN PËRFUNDIMTARE