Agjencia e spektakleve Buna 1 ka organizuar për të 10-in vit me radhë “Best Ten North 2021” duke vlerësuar artistët, sportistët dhe politikanët e vitit. Aktiviteti u organizua në teatrin “Migjeni” ndërsa u dhanë edhe çmimet përkatëse për fituesit pas votimit online nga publiku.

Agjencia e spektakleve Buna 1 dha edhe dy çmime mirënjohjeje për ish atleten e Vllaznisë Angjelina Gurakuqi dhe skulptorin Ferid Kola si dhe dy çmime karriere për aktorin Agron Dizdari dhe këngëtaren Mukades Çanga.Çmimi special shkoi për Presidentin e Vllaznisë Alban Xhaferri.

Producenti i Buna 1 Arben Mazi shpreson që ky edicion i 10-të të jetë pëlqyer nga publiku.
Për 10 vite me radhë Agjencia e Spektakleve Buna 1 vlerëson figura të ndryshme të artit, sportit, politikës por edhe fusha të tjera të cilët kanë dhënë kontribut për Shkodrën por edhe rang kombëtar.