Ju mungon kuzhina italiane, produktet dhe shija e restoranteve, tashmë ka një zgjidhje perfekte. Buon Gustaio Trattoria është restoranti italian që sapo ka hapur dyert në qytetin e Shkodrës.

Me një mjedis të ngrohtë dhe shërbim profesional, Buon Gustaio ndodhet në pedonalen “Kolë Idromeno”. Salvatore Sanfilippo është shefi i kuzhinës i ardhur nga Italia për të sjellë gatimet e mrekullueshme italiane.

“Kam vendosur që të vij në Shkodër sepse këtu kam një mik timin me të cilin bashkëpunoj. Nga udhëtimet që kam bërë në Shqipëri Shkodra më ka pëlqyer shumë dhe këtu vendosëm që të hapim aktivitetin tonë ku unë do jem shefi i kuzhinës.

Ne mendojnë që të sjellim kuzhinës italiane, kryesisht pjatat e kripura, ëmbëlsirat por edhe shumë gatime të tjera të shijshme dhe të kërkuara padyshim. Gatimet do të jenë të shëndetshme dhe që nuk krijojnë probleme për askënd, gjë e cila mungon pak në restorante sot”.

Buon Gustaio është një restorant i cili përveç produkteve origjinale që importohen nga Italia ofron edhe produktet speciale vendase të peshkut dhe mishit duke sjellë gjithçka të freskët për klientët.

“Një pjesë e mirë të produkteve vijnë direkt nga Italia dhe këtu e kam fjalën për produktet origjinale që prodhohen në Itali. Peshku apo mishi është i mrekullueshëm në Shqipëri dhe nuk është e nevojshme ta sjellim por proshutat, disa lloje djathrash dhe të tjera produkte që lidhen me Italinë vijnë nga atje direkt dhe janë origjinale dhe jo të prodhuara diku tjetër. Kështu mendojmë të sjellim shije e produkteve italiane, në veçanti atyre siçiliane. Të gjitha produktet janë të freskëta dhe me një shije fantastike”.

Italiani Salvatore ka zgjedhur Shkodrën që të sjellë gatimet e tij edhe për faktin se është një qytet që i përshtatet në shumë aspekte.

“Më pëlqen shumë Shkodra sepse është një qytet që më kujton fëmijërinë time. Bashkohet e reja dhe e vjetra bashkë. Shumë gjëra këtu në Shkodër më kanë kujtuar fëmijërinë time gjë për të cilën u kënaqa dhe ndjehem si në shtëpinë time. Një qytet i qetë, me njerëz shumë të qeshur, të komunikueshëm dhe bashkëpunues ndaj përshtypjet e mia janë shumë pozitive”.

Në fund ka një mesazh përse shkodranët dhe më gjërë duhet të kenë zgjedhje të parë restorantin Buon Gustaio Trattoria.

“Kuzhina është shumë e mirë, produktet janë të cilësisë së parë, shërbimi është profesional dhe ju ftojmë të gjithëve që të vini. Çmimet natyrshëm që janë shumë më pak se në Itali dhe të pranueshëm për të gjitha shtresat. Ju mirëpresim”.

Në hapje të gjithë të ftuarit shijuan gatimet e restorantit Buon Gustaio në pedonalen “Kolë Idromeno” ndërsa tashmë menyja që ofrohet me gatimet e mrekullueshme italiane por edhe ato shqiptare është shumë më e madhe.

Me dy mjedise të restorantit brenda por edhe pjesën në pedonale, Buon Gustaio pret të gjithë klientët që të provojnë gatimet me të cilat do të dashurohen. Mirë se të vini!