Problemet me të cilat përballen dhe gratë dhe vajzat në Shkodër por edhe në gjithë Shqipërinë janë të mëdha. Kjo sipas grave dhe vajzave të PD Shkodër të cilat në një takim me drejtuesin politik të PD qarku Shkodër Helidon Bushati, treguan se si shkak i keqqeverisjes nga kryeministri Rama ndodhen në një situatë të vështirë bashkë me fëmijët e tyre

Gratë dhe vajzat kanë shpresë se PD do të arrijë t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati nga ana e tij u shpreh se pas 25 prillit në Shqipëri do të vijë ndryshimi i madh që presin gjithë shqiptarët dhe se fitorja e PD është mëse e sigurtë.

Gratë dhe vajzat shkodrane shprehën edhe një sërë problematikash të tjera me të cilat përballen çdo ditë.

Artikulli paraprakHELIDON BUSHATI: FIGURA E FEMRES KA 8 VITE QE PO BULLIZOHET NGA RAMA
Artikulli tjetërSHKODËR, “RRITET NUMRI I GRAVE TË DHUNUARA”