Në sheshin para bashkisë Shkodër është organizuar nata e parë e edicionit të 59 Mbarëkombëtar I Këngës për Fëmijë, I organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe bashkia Shkodër.

Drejtori I këtij festivali, Kujtim Alia është I lumtur që ky festival rikthehet pas një viti të vështirë pandemik ndërsa vlerëson entuziazmin e qytetarëve shkodranë për organizimin e festivalit.

Ermir Zoga, redactor muzike thotë se rrugëtimi ifëmijëve për të mbërritur deri në netët finale të festivalit ka qenë I gjatë, ku në natën e parë janë përzgjedhur 10 nga 2000 fëmijët pjesëmarrës.

Nata e dytë e Festivali Mbarëkombëtar I Këngës për Fëmijë mbahet këtë të shtunë ku do të shpallen edhe fituesit e çmimeve të para.