Lume Juka, intelektualja nga Shkodra, një humaniste e njohur dhe kontribuese në shumë fusha, vajza e ish-ministrit Musa Juka në kohën e Mbretit Zog I është ndarë nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amaneti i saj ishte që të prehet në qytetin e Shkodrës pranë të afërmve të saj. Familjarë të Lume Jukës organizuan një ceremoni në nderim të kësaj figure të shquar.

Ndër shumë të tjerë një mesazh ngushëllimi ka bërë edhe Princ Leka.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi vlerësoi figurën e intelektuales Lume Juka duke thënë se figura të tilla nuk duhet të lihen në harresën e kohës.

Zenepe Dibra, autore e disa librave dhe aktiviste e shoqërisë civile por edhe një e njohur e familjes Juka tregon kujtimet me Lume Jukën kur e ka takuar në Shkodër.

Lume Juka është edhe një kontribuese në çështjen kombëtare bashkë me motrën e saj të ndjerë Safete Juka po ashtu një tjetër intelektuale dhe kontribuese në shumë fusha dhe studiuese e njohur. Lume Juke u nda nga jeta në moshën 95 vjeçe.

Artikulli paraprakNGA LAÇI NË PEQIN PËR TË VJEDHUR, PRANGA HAJDUTIT TË TARGAVE TË MAKINAVE
Artikulli tjetërSHKODËR-HANI HOTIT, RRUGA ME MBETURINA DHE QEN TË NGORDHUR