“Sport Klub Vllaznia” ka nderuar me një çertefikatë mirënjohjeje Presidentin e Vllaznisë në futbollin e femrave Lazër Matija për kontributin në vite, suksesin në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare duke qenë se Vllaznia për çdo vit është pjesëmarrëse në eleminatoret e Ligës së Kampioneve e ndërsa në dy vitet e fundit ka bërë një paraqitje shumë dinjitoze. Çertefikatën e mirënjohjes Presidentit Matija ia dorëzoi drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi.

Presidenti Matija këtë çertefikatën e mirënjohjës ia dedikoi ekipit të tij dhe vajzave futbolliste.

Futbollistja Albina Rrahmani vlerësoi këtë nderim për Presidentin Matija që në fakt është një vlerësim edhe për vetë futbollistet femra të Vllaznisë.

Vllaznia në futboll për femra do të luaj pas 10 ditësh ndeshjen e dytë të turit eleminator në Ligën e Kampioneve teksa do të presë në Shkodër kampionen e Bjellorurisë, FC Minsk nga ku do të kërkohet sërish një fitore për t’u kualifikuar mes 32 ekipeve më të mira në fazën finale të Ligës së Kampioneve.

Artikulli paraprakSHKOLLA FURNIZOHEJ ME UJË TË NDOTUR, REAGOJNË PRINDËRIT
Artikulli tjetërBANORËT: RRJETI ELEKTRIK PO NA RREZIKON JETËN