Dëshmitarët të cilët ndodheshin brenda barakave ku ra zjarri në komunitetin rom rrëfejnë momentet kur flakët u përhapën me shpejtësi dhe dogjën në pak minuta gjithçka. Ata shprehen se kanë dalë me shpejtësi duke arritur që të shpëtojnë ndërsa flakët i kanë djegur gjithçka që kishin e për më tepër një 13 vjeçe pjesë e atij komuniteti humbi jetën

Përgjegjësi i repartit zjarrëfikës Ridvan Bushati shprehet se flakët janë përhapur me shpejtësi dhe ka qenë e pamundur që të shpëtohet vajza 13 vjeçe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve për të shuar flakët.

Brenda pak ditësh kjo është viktima e dytë nga zjarri. Para 13 vjeçares që humbi jetën sot, disa ditë më parë një i moshuar i vuri flakën shtëpisë së vet në Shkodër duke humbur jetën.