30 vite më parë, në 16 nëntor të vitit 1990 u rihap në Shkodër xhamia e Plumbit duke nisur kështu një rrugëtim të ri në besimin në Zot për gjithë popullin e Shkodrës dhe Shqipërisë. Një kontribut të madh deri në organizimin e asaj dite dha familja Myftia që banonte përballë xhamisë së Plumbit. Dy prej dëshmitarëve të atij organizimi Mehdi Myftia dhe Abdullah Myftia tregon se para 16 nëntorit për herë të parë disa besimtarë të ndryshëm që  kishin marrë vesh se mund të rihapej xhamia në datën 9 nëntor kanë ulur kokën në sexhde brenda xhamisë duke kryer kështu faljen e parë. Vëllezërit Myftija tregojnë disa prej detajeve të organizimit.

Vëllezërit Myftija tregojnë se si një ditë para kanë marrë me një makinë qumështi hoxhën Hafiz Sabri Koçi  dhe deri të nesërmen kur nisi ceremonia nuk e dinte askush se hoxha ndodhej në familjen Myftia ndërsa tregon se si e kanë nxjerrë nga një derë e pasme sepse oborri ishte i mbushur edhe me polic.

Frika ishte e madhe por vëllezërit Myftija dhe të tjerë organizator që morën pjesë ia dolën përballë sigurimit të shtetit pavarësisht se prezent ishin edhe snajperistat.

Përveç familjes Myftija që kishte një rol kryesor, në rihapjen e xhamisë së plumbit kontribuan edhe shumë emra të tjerë ndërsa një ndihmesë dhanë edhe të krishterë në organizimin e asaj ngjarje që ka shënjuar historinë.