Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për dy inspektortët e Drejtorisë së të Ardhurave në bashkinë Shkodër Idlir Dibra dhe Gegë Nika. Ata u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Akomoduesi 2”, dy ditë më parë pasi dyshohet se kishin marrë ryshfet nga pronari i një hoteli në zonën e plazhit në Velipojë. Ndërsa B.Gj 41 vjeç drejtori i kësaj drejtorie është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Gjithashtu në gjendje të lirë u procedua edhe pronari i hotelit K. L. 27 vjeç. Ndërkohë në senacën e zhvilluar në gjykatën e rrethit Shkodër Idlir Dibra dhe Gegë Nika u lanë të lirë pas shqyrtimit të provave.Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorëve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në

Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumentave kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në Plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, I MERR JETËN DREJTUESIT TË MOTORIT
Artikulli tjetërMIQËSORJA E FEMRAVE, VLLAZNIA- MITROVICA 3-1