
Pabarazia gjinore është fenomen I cili prej vitesh është bërë pjesë e të gjitha fushave dhe profesioneve në realitetin shqiptar. Diferencimi në paga mes meshkujve dhe femrave është edhe forma më e përhapur e këtij fenomeni duke bërë që meshkujt të paguhen më shumë se femrat, për të njëjtin orar dhe pizicion pune.
Janë qytetarët shkodranë ato të cilët shprehen se fatkeqësisht ky fenomen që I ka rrënjët shumë të hershme në shoqërinë shqiptare praktikohet edhe sot tek punonjësit në biznese të ndryshme.
Megjithatë, në një raport të bërë public nga INSTAT rezulton se diferenca mes pagave tek të dyja gjinitë ka pësuar një rënie të konsiderueshme. Shqipëria renditet në vendin e shtatë sa I përket diferences gjinore mes pagave duke duke lënë pas shtete si Kroacia, Malta, Greqia apo Suedia.
Eurostat ka vlerësuar se ka qenë një progres tepër i ulët në zbutjen e këtij hendeku në vitet e fundit. Hendeku gjinor i pagave është një tregues i pabarazisë së përgjithshme të punës midis grave dhe burrave. Në vendet ku niveli i punësimit është i ulët, hendeku i pagave duhet të jetë më i ulët se mesatarja.
Diferenca e lartë e pagave është zakonisht karakteristikë për një treg pune në të cilin gratë janë të përqendruara në disa sektorë / ose profesioneve, ose në të cilat një pjesë e konsiderueshme e grave punojnë me kohë të pjesshme.






