1320 studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” u diplomuan në dy ciklet e studimeve, bachelor dhe master. Në ceremoninë e diplomimit Rektori Tonin Gjuraj tha se universiteti i Shkodrës është i gatshëm për t’u përballur me sfidat dhe për të ofruar një rrugë të suksesshme për të rinjtë që zgjedhin këtë universitet.
Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci u shpreh se studentët i sheh si kontribues për t’i dhënë formë të ardhmes në këtë qytet.
Disa prej ish studentëve dhe studentë ekselent aktual të sapodiplomuar tregojnë se universiteti i Shkodrës është zgjedhja e duhur.
Universiteti i Shkodrës është duke menduar reformomin e disa programeve të studimit me qëllim që në të ardhmen disa prej degëve të rrezikuara për t’u mbyllur të jenë më atraktive për studentët.