17 nëntori shënon ditën botërore të viktimave të trafikut rrugor.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor Shkodër dhe Kryqi i Kuq organizuan para bashkisë Shkodër një aktivitet me qëllim sensibilizmin e qytetarëve për rëndësinë e ndihmës së parë në të gjitha rastet e aksidenteve.

Shpëtim Boriçi, sekretar pranë Kryqit të Kuq Shkodër tregon se interesi I qytetarëve për të parë nga afër se si jepet ndihma e parë ishte i lartë.

Në raste aksidentesh nuk vlen vetëm të ofrojmë ndihmë por duhet të dijmë se si të veprojmë, sidomos në rastet kur kemi të plagosur rëndë tregon sekretari Boriçi.

Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor mbahet çdo vit, të dielën e tretë të muajit Nëntor.

Kjo ngjarje është për të përkujtuar miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës, së bashku me familjet e tyre, miqtë dhe shumë të tjerë të prekur nga këto trauma.