
Dita e dytë e Festës së Luleve në qytetin e Shkodrës ka nisur me performancat e nxënësve të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të qytetit në shëshin para bashkisë.
Përveç performancave një pjesë e nxënësve kishin zgjedhur që veshjet e tyre t’i ndërthurin me lule. Veshjet e veçanta të stiluara dhe punuara me kujdes nga vetë gjimnazistët e shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati” ishin ato që tërheqën vëmendjen e shumë të pranishmve.
Ekspozita me piktura të realizuara nga fëmijët e shkollës 9 vjeçare ABC Niki Lezha ishte një tjetër veçanti e kësaj dite.
Ndërkohë aktivitetet në kadër të Festës së Luleve kanë vijuar me paradën e të rinjve me maska me lule përpara bashkisë Shkodër dhe më pas me një festë për të rinjtë pjesëmarrës. Ndërsa edhe dita e dytë do të përmbyllet me një koncert me këng shkodrane.






