Polumbarët e forcave RENEA kanë vijuar ditën e dytë për kërkimin e peshktarit nga Shkodra Sylejman Syla i cili humbi jetën në ujërat e liqenit të Shkodrës. Në aksionin e një dite më parë gjatë kërkimeve në ujërat e liqenit ka qenë e pamundur gjetja e trupit të pajetë të peshktarit 67 vjeçar edhe pse mendohej se policia e kishte lokalizuar vendndodhjen e tij.

Polumbarët për disa orë me radhë kanë bërë kërkime por pa arritur që ta gjejnë peshktarin që humbi jetën në liqen. Në këtë mënyrë polumbarët e RENEA-s kanë ardhur sërish në ditën e dytë duke kërkuar për të gjetur trupin e pajetë por deri më tani nuk ia kanë arritur ndërsa sipas burimeve kërkimet do vijojnë derisa të gjendet.

Sylejman Syla ka shkuar për të gjuajtur peshk por nuk është kthyer më në shtëpi duke u mbytur në ujërat e liqenit të Shkodrës . Në orët e paradites së 26 majit Sylejman Syla, 67 vjeç ka dalë nga banesa si zakonisht për t’u marrë me pasionin e tij peshkimin por edhe për të siguruara pak të ardhura por ka humbur jetën në ujërat e liqenit.

Dallgët e forta të dy ditëve më parë kanë bërë që 67 vjeçari të mos e kontrollojë më varkën e tij duke rënë brenda në ujë dhe duke humbur jetën. Familjarët të shqetësuar nga fakti që 67 vjeçari nuk ka shkuar në shtëpi për asnjë moment por as nuk ka kontaktuar me ta kanë lajmëruar policinë vendore të Shkodrës.

Efektivët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa është konstatuar se 67 vjeçari kishte ndërruar jetë. Menjëherë policia përmes Forcave të Nderhyrjes së Shpejtë ka tentuar që të nxjerrë trupin e pajetë në bregun e liqenit një ditë më parë por ka qenë e pamundur për shkak të dallgëve të forta që kanë vijua. Është dashur që të pritet ardhja e polumbarëve të forcave RENEA nga Tirana për të ndërhyrë por as ata nuk kanë arritur që ta gjejnë në ditën e parë. Trupi i pajetë rezulton mendohet të jetë jo në një thellësi të madhe por në afërsi të bregut të liqenit në vendin e njohur si Bregu i Ranës.

Policia fillimisht ka gjetur varkën e peshkatarit Sylejman Syla të cilën e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij. Dallgët e mëdha e kanë bërë të vështirë këtë operacion të forcave të policisë duke kërkuar kështu ndërhyrjen e forcave RENEA të cilët vijojnë punën për gjetjen e trupit të pajetë.

Artikulli paraprakSHOFERËT: PO DËMTOHEMI, TË HAPET TRANSPORTI PUBLIK
Artikulli tjetërPREMIER LEAGUE/ KLUBET JANË DAKORD! KAMPIONATI MUND TË RINISË MË 17 QERSHOR