Shkolla e mesme profesionale në Shkodër “Hamdi Bushati” organizoi ditën e hapur duke pritur të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare për t’i informuar ata për mundësitë që të jep kjo shkollë për një të ardhme të sigurtë. Drejtorja e kësaj shkolle Merita Zeneli shprehet se mundësitë për të rinjtë pasi përfundojnë shkollën “Hamdi Bushati” janë të shumta dhe se punësimi i tyre është i sigurtë.

Vetë nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati” shprehen se shanset që të jep kjo shkollë janë të shumta.

Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër janë mbi 700 nxënës dhe pothuajse të gjithë pasi kryejnë maturën arrijnë që të gjejnë punë ndërsa edhe gjatë shkollës bëjnë praktikë në biznese të ndryshme duke u aftësuar profesionalisht.

Artikulli paraprakARTI NË ZI! NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 89-VJEÇARE AKTORI I NJOHUR PIRRO MANI
Artikulli tjetërSHKODËR, “FAMILJA KOLPING” DHURATA FËMIJËVE NË VËSHTIRËSI